1KËNGËXTY Music

Dëgjuesja e Top Albania Radio-s nga Gjermania, preket nga surpriza e papritur në ditën e lindjes!

Top Albania Radio është gjithmonë e më pranë dëgjuesve të saj kudo që ata ndodhen, jo vetëm brenda kufijve të vendit tonë por edhe jashtë. Një nga emisionet më të veçanta, interesi i të cilit nuk është zbehur aspak që nga dita e parë është “Një këngë për ty” ku çdo ditë dëgjuesit vazhdojnë të dërgojnë preferencat e tyre muzikore jo vetëm nëpëmjet mesazheve apo telefonatave por edhe me risinë e re me dërgimin e ‘voice message’ në WhatsApp.

Një emision mjaft i bukur që transmetohet çdo ditë të javës nga ora 15:00 deri në 18:00. Çdo ditë e javës është e veçantë sepse të shumta janë telefonatat e dëgjuesve të cilët bëhen pjesë e emisionit jo vetëm për të treguar preferencën e tyre muzikore apo për të luajtur me Quzzet e ndryshme që zhvillohen por edhe për të përshëndetur të dashurit e tyre.

Le të ndalemi pak këtu duke qenë se po flisnim për përshëndetjet! Melisa na ka shkruar një mesazh për ditëlindjen e mamasë së saj:

Përshëndetje Top Albania Radio! Unë jam Melisa nga Gjermania. Ne edhe këtu në Gjermani ju dëgjojmë nga Alexa (Radio) Jon. Mami im ka të dielën me datë 3 Prill ditëlindjen edhe do të doja ta përshendesja dhe ta uroja me anë të radios. Me këngën “Happy Birthday” nga Dafina Zeqiri. Ajo sa i hap sytë ndez radion edhe ju dëgjon. Edhe nipi i saj Marvi sapo ka mbushur 1 muaj që ka lindur dhe do të urojë gjyshen e tij. Edhe fëmijët e Bonës, unë Melisa, Eni dhe Marseli. Në qoftë se ma bën bëni këtë urim do të isha shumë e lumtur sepse më ka ndihmuar shumë sidomos tani që jam bërë nënë. E dua shumë! Shumë faleminderit! 

Për t’i uruar ditëlindjen dhe për ta përshëndetur normalisht që Top Albania Radio ia plotësoi dëshirën. Për të parë videon në Instagram Story klikoni këtu.