Celebrities Gossip Showbiz

Deklarata e Ronaldos që habiti studion e “Fan Club”: “Vesa ka pëlqim për Riken…”

E ftuar ditën e djeshme në “Big Brother Fan Club” ishte Vesa Smolica, tashmë një ish-konkurrente, pasi spektaklin e mbrëmjes të së shtunës, publiku votoi për ta nxjerrë nga loja. Raportin më të ngushtë brenda shtëpisë më të famshme, Vesa e ka patur me Riken, Artën dhe Erjolën.

Ajo gjithashtu është përfolur edhe për raportin me Romeon, të cilin shumë e komentuan si më shumë sesa miqësi. Megjithatë, Vesa vendosi t’i thoshte të gjitha rreth kësaj, madje u vu përballë disa diskutimeve edhe për orientimin e saj seksual. Moderatori dhe gazetari, Ronaldo Sharka hodhi dyshimet se Vesa mund të ketë pëlqim për Riken. Por ish-banorja hodhi poshtë deklaratën e tij duke thënë se është e qartë në bindjet e saj seksuale.

Ronaldo: Mua më është dukur sikur ka patur më shumë pëlqim mes Vesës dhe Rikes, se ndonjë çuni tjetër. Pëlqimi mund të ndodhë, ndoshta dhe më shumë, s’ka ndonjë gjë të keqe.

Vesa: Unë nuk jam biseksuale. Orientimet e mia seksuale janë shumë straight.

Ronaldo: Unë njoh vajza, siç njoh meshkuj në përditshmëri, që kanë një pëlqim më shumë sesa shoqëria dhe s’ka asgjë të keqe.

Vesa: Unë po të tregoj që jam straight. A të ka ndodhur ty në “Big Brother”? Me Luizin?

Ronaldo: Po, me 4-5. Me Luizin unë jam i ‘dashuruar’ përjetësisht deri në vdekje.