Design

Del në shitje për këtë çmim shtëpia më e shtrenjtë në Amerikë!

Një vilë në Bel Air, një lagje luksoze e Los Anxhelosit, më e shtrenjta në Amerikë shitet për 250 milionë dollarë. Kjo është ‘Villa Encantada’, e ndërtuar në vitin 1938 në pronësi të miliarderit Gary Winnick. Shtëpia historike, e cila mbulon një sipërfaqe prej mbi 3700 metra katrorë, mbante tashmë rekordin në vitin 1980 dhe më pas përsëri në vitin 2000.

Sipas Wall Street Journal, Winnick dhe gruaja e tij tani po përpiqen të mposhtin rekordin për herë të tretë, duke konkurruar me atë të mëparshmin në 2019-ën kur një tjetër, Ken Griffin, bleu një apartament nën çati në Billionaires’ Row në Nju Jork për 240 milionë. Winnick, 75-vjeç, tha se ai e konsideron rezidencën e tij si një Jackson Pollock ose një Pablo Picasso. Ai shprehet: “Për mua është një vepër arti dhe kam qenë kujdestari i saj”.