Sport

Dëmtimi më serioz se sa mendohej fillmisht, ja çfarë thotë agjenti i Mo Salah…

Liverpool është një nga klubet e prekura në janar nga mungesa e lojtarëve që do të përfaqësojnë ekipet e tyre përkatëse. Mo Salah është grumbulluar me Egjiptin për Kupën e Kombeve të Afrikës dhe Wataru Endo ndjek Japoninë në Kupën e Azisë. Tifozët e Liverpool janë të shqetësuar pasi Mohamed Salah u detyrua të largohej i lënduar në ndeshjen e Egjiptit për Kupën e Kombeve të Afrikës kundër Ganës. Sulmuesi u detyrua të largohej në fund të pjesës së parë gjatë ndeshjes së Egjiptit kundër Ganës dhe dukej se tregonte kofshën e tij teksa shkonte me këmbë drejt bankinës. Që Salah të pësonte një dëmtim gjatë largimit nga Anfield u konsiderua gjithmonë si skenari më i keq për tifozët e Liverpool kur lojtari u nis për në Kupën e Kombeve në fillim të këtij muaji.

Agjenti i Mohamed Salah, Ramy Abbas, ka dhënë detaje nga gjendja e sulmuesit të Liverpoolit dhe tifozët e këtij ekipi nuk do e presin mirë këtë lajm. Abbas shfrytëzoi rrjetet sociale për të përditësuar gjendjen shëndetësore të Salah, i cili u lëndua në barazimin 2-2 të Egjiptit në duelin ndaj Ganës, në Kupën e Kombeve të Afrikës të enjten e kaluar. Fillimisht ishte raportuar se Salah do të mungonte në dy ndeshjet e radhës të Egjiptit, por siç duket lëndimi është më serioz se sa mendohej fillimisht. Agjenti i tij u shpreh duke thënë:

Lëndimi i Mohamed është më serioz se sa është menduar fillimisht dhe ai do të jetë jashtë fushave për 21-28 ditë, dhe jo për 2 ndeshje. Mundësia e tij më e mirë për të luajtur përsëri në Kupën e Kombeve të Afrikës, është që t’i nënshtrohet një trajtimi intensiv në Angli dhe t’i ribashkohet ekipi sapo të jetë i gatshëm.

Kjo do të thotë se Salah do të mungojë në katër ndeshje në Premier League, duke përfshirë ndeshjen ndaj Chelseat në “Anfield” dhe atë në udhëtim ndaj Arsenalit në “Emirates”. 31-vjeçari mundtë jetë në garë me kohën për të qenë i gatshëm për finalen e Carabao Cup më 25 shkurt, në rast se Liverpooli kualifikohet, në rast fitoreje ndaj Fulhamit në gjysmëfinale në mesjavë.