Sport

E zbulon Jurgen Klopp, ja kur do rikthehet Mo Salah pas dëmtimit…

Liverpool është një nga klubet e prekura në janar nga mungesa e lojtarëve që do të përfaqësojnë ekipet e tyre përkatëse. Mo Salah është grumbulluar me Egjiptin për Kupën e Kombeve të Afrikës dhe Wataru Endo ndjek Japoninë në Kupën e Azisë. Tifozët e Liverpool janë të shqetësuar pasi Mohamed Salah u detyrua të largohej i lënduar në ndeshjen e Egjiptit për Kupën e Kombeve të Afrikës kundër Ganës. Sulmuesi u detyrua të largohej në fund të pjesës së parë gjatë ndeshjes së Egjiptit kundër Ganës dhe dukej se tregonte kofshën e tij teksa shkonte me këmbë drejt bankinës. Që Salah të pësonte një dëmtim gjatë largimit nga Anfield u konsiderua gjithmonë si skenari më i keq për tifozët e Liverpool kur lojtari u nis për në Kupën e Kombeve në fillim të këtij muaji. Sulmuesi egjiptian u largua nga loja me Ganën në pjesën e parë pas një lëndimi.

Trajneri gjerman Jurgen Klopp, zbuloi së fundmi se 31-vjeçari do të kthehet në Angli për të vazhduar rikuperimin nën mbikëqyrjen e mjekëve të Liverpool dhe vetëm nëse ia del të rikuperohet plotësisht, mund të lejohet të rikthehet sërish pranë kombëtares që është e angazhuar në Bregun e Fildishtë për Kupën e Afrikës. Sipas Klopp ai nuk e di kohën e rikthimit të Salah, por nëse Egjipti shkon në finale atëherë ylli i The Reds mund të jetë gati për ta luajtur atë.

Mendoj se zgjidhja e duhur është që për sa kohë Salah të jetë jashtë fushave dhe në pamundësi për të luajtur, ta vazhdojë trajtimin pranë klubit të tij dhe mjekëve këtu te Liverpool. Salah ka folur me doktorët e klubit menjëherë pas dëmtimit. Unë nuk jam mjek dhe nuk e di kur Salah mund të rikthehet në fushë, por me aq sa më kanë thënë doktorët, mendoj se nëse Egjipti shkon në finale, atëherë mund të kenë aty edhe kontributin e Salah.