Sport

Ankth te Liverpool, dëmtohet Salah në Kupën e Kombeve të Afrikës, ja momenti i dëmtimit…

Liverpool është një nga klubet e prekura në janar nga mungesa e lojtarëve që do të përfaqësojnë ekipet e tyre përkatëse. Mo Salah është grumbulluar me Egjiptin për Kupën e Kombeve të Afrikës dhe Wataru Endo ndjek Japoninë në Kupën e Azisë. Tifozët e Liverpool janë të shqetësuar pasi Mohamed Salah u detyrua të largohej i lënduar në ndeshjen e Egjiptit për Kupën e Kombeve të Afrikës kundër Ganës. Sulmuesi u detyrua të largohej në fund të pjesës së parë gjatë ndeshjes së Egjiptit kundër Ganës dhe dukej se tregonte kofshën e tij teksa shkonte me këmbë drejt bankinës. Që Salah të pësonte një dëmtim gjatë largimit nga Anfield u konsiderua gjithmonë si skenari më i keq për tifozët e Liverpool kur lojtari u nis për në Kupën e Kombeve në fillim të këtij muaji.

Rikujtojmë se trajneri Jurgen Klopp, pak ditë më parë foli për mungesat që do të ketë në këtë periudhë duke thënë:

Nëse do të thosha se u uroj atyre fat, do të gënjeja. Ndoshta ata do të kthehen pas fazës së grupeve, nuk do të isha i pakënaqur me këtë, por nuk ka gjasa. Por gjithsesi fat, sigurisht që do të doja që ata të fitonin trofetë përkatës, shpresoj të kthehen shëndoshë e mirë, pa lëndime. Jam i sigurt se do të gjejmë një mënyrë për t’i zëvendësuar. Ne kemi lojtarë të tjerë, por jo si Mo Salah, kjo nuk është e mundur. Do të përdorim ata që kemi. A duam të luajmë pa Mo? Sigurisht që jo, por do të gjejmë një mënyrë dhe duhet ta konfirmojmë në fushë.