Showbiz

Detaje nga festa e bukur e ‘Baby Shower’ të Sara Hoxhës

Pak javë më parë Ledri Vula dhe partnerja e tij Sara Hoxha nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale konfirmuan se do të bëhen prindër për herë të parë.

Emocionet kanë qenë të mëdha dhe dyshja po i shijojnë shumë ditët e shtatzënisë së Sarës e cila nuk ka ngurruar të postojë foto në rrjetet sociale me barkun e rrumbullakët. Duhet theksuar se këto foto na kanë pëlqyer shumë.

Siç e kërkon tradita, Sara ka organizuar një ‘Baby Shower’ një festë që bëhet gjatë shtatzënisë për të festuar fëmijën që po vjen, si dhe transformimin e një vajze në mama.

Organizimi i Sarës ishte vërtetë i veçantë dhe argëtues. Brenda një kopështi të gjelbëruar me shumë fjongo, tullumbace dhe zbukurime. Sara ka ftuar mikeshat e saj më të ngushta si; Dhurata Dora, Kida, Xheraldina, Ariana Fejzullahu dhe shumë vajza të tjera.

Tek ky ‘Baby Shower” nuk mungoi muzika, kërcimet, sfidat dhe konkurset si; kush vesh më shpejt kukullën apo kush mund të parashikojë lindjen e bebushes së Ledrit dhe Sarës.