Tech

Detaje të reja nga roboti eksplorues i NASA-s në Mars!

Eksploruesi i NASA-s ka bërë një ‘shok’ në Mars. Roveri i quajtur “Perseverance” është ndeshur me një gur katër muaj më parë dhe që prej asaj kohe kanë qenë të pandarë. Guri i sipërfaqes së planetit të kuq ka mundur të futet në rrotën e përparme në krahun e majtë në fillim të shkurtit. Nga atëherë e deri më tani, ka udhëtuar thuajse 9 kilometra në terrenin e vështirë.

Fokusi aktual i roverit të NASA-s është që të shpojë koren e terrenit të planetit të kuq dhe të ekzaminojë gurët që shtrihen në zonën Delta, e cila, sipas agjencisë hapësinore amerikane, është krijuar miliarda vite më parë, kur aty ka pasur ujë. ‘Shoku’ bashkëshoqërues i eksploruesit Perseverance, që ndodhet në planetin mars nga 18 shkurti i vitit të kaluar, nuk po i dëmton ato operacione. Mbetet për t’u parë se sa gjatë do të qëndrojnë eksploruesi robotik dhe guri marsian.

Rikujtojmë, se NASA ka njoftuar dhënien e një kontrate për të projektuar kostume të reja hapësinore për astronautët e saj në bordin e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) për kompanitë amerikane “Axiom Space” dhe “Collins Aerospace”, pas një procesi tenderimi 1-vjeçar. Drejtoresha e Qendrës Hapësinore ”Johnson”, Vanessa Wyche në një konferencë shtypi në Teksas tha se:

Ky është një moment historik për ne.

Ndërkaq, një kompani japoneze shpreson që roboti i saj i ri të vizitojë së shpejti Hënën. Kompania Gitai prezantoi së fundmi robotin e saj, i cili “po stërvitet” në një ambient ku është simuluar sipërfaqja e Hënës. E gjithë sipërfaqja u sigurua nga kompania japoneze hapësinore Jaxa, që kontribuoi në krijimin e kushteve optimale në mënyrë që roboti, i quajtur R1, të jetë sa më gati për vizitën e planifikuar në Hënë.