Showbiz

Detaje të reja që tregojnë se Mozzik dhe Loredana mund të jenë ‘bashkë bashkë’

Pak ditë më parë në rrjetet sociale qarkulloi një video ku Loredana dhe Mozzik po bënit blerjet e tyre në një qendër tregtare në Gjermani.

Video që u bë virale u mundësua nga fansat e zjarrtë të tyre që duan patjetër që ata të rikthehen së bashku. Nuk kaloi shumë kohë dhe ata u kapën sërish mat. Mesa duket fansat i paskan bërë mirë detyrat e shtëpisë.

Mozzik dhe Loredana u shfaqën sërish bashkë këtë herë në aeroportin e Prishtinës. Reperja aludohet se e ka bërë këtë udhëtim për të qenë pranë Mozzik ndërsa ky i fundit e ka pritur në aeroport së bashku me disa miq.

Fotot e mëposhtme vërtetojnë gjithçka. Po ju si mendoni a janë rikthyer krah njëri-tjetrit, Mozzik dhe Loredana?!