Aktualitet

Devijim trafiku te Kryqëzimi i Surrelit!

Punimet për asfaltimin e rrugës “Alajdin Frashëri” në Tiranë, Autoriteti Rrugor Shqiptar, ARRSH jep detaje mbi bllokimin e përkohshëm të trafikut, duke filluar nga dita e nesërme.

Në një postim në rrjetet sociale, Autoriteti Rrugor informon:

Në Unazën Lindore Loti 2, në përputhje me grafikun e punimeve do të fillojnë punimet e asfaltimit në rrugën “Alajdin Frashëri”.
Duke filluar nga data 02.06.2022, ora 11:00 deri në orën 16:00, trafiku do të devijohet në kryqëzimin e Surrelit dhe do të bllokohet përkohësisht në rrethrrotullimin e Shkozës për rrugën “Alajdin Frashëri” që do të asfaltohet.

Në këto pika do të vendoset sinjalistika e përkohshme për devijimin dhe orientimin e trafikut në kryqëzimin e Surrelit në drejtim të Farkës dhe bllokim rruge në rrethrrotullimin e fundit në Shkozë, ku kalimi do të bëhet në drejtim të Unazës.

ARRSH publikoi skemën e rrugës “Alajdin Frashëri” që do të asfaltohet, me zonën ku do të kryhen punimet dhe pikat e devijimit të trafikut, teksa kërkon mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës e drejtuesve të mjeteve.