Celebrities Gossip Showbiz

“Dikujt i ka rënë të fikët…”, Dafina Zeqiri tregon fillimet e famës së saj!

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të sjellë projekte shumë të veçanta.

Së fundmi, Dafina gjatë një interviste, ku ka folur rreth jetës së saj personale dhe shumë të tjera. Dafina u ndal tek fillimet e karrierës, ku u shpreh se as ajo vetë nuk e di se kur është bërë e famshme.

Unë as nuk e kam kuptuar kur jam bërë e famshme. Kur i ka rënë të fikët dikujt para meje kam thënë: Pse? Kur dikush qante pas meje thoja: Çfarë ka ndodhur? Dhe më thonin Dafina a e di çfarë ke krijuar dhe çfarë po ndodh me ty dhe rreth teje?

Për ju që nuk e dinit, artistja e njohur ka qenë vetëm 15 vjeçe kur ka udhëtuar drejt Tiranës për të regjistruar këngën e saj të parë në shqip.

Kam qenë 15 vjec kur e kam regjistruar këngën time të parë në shqip në Tiranë e cila titullohet “Harrimi i dashurisë”

Këngëtarja edhe se shumë e pëlqyer nga publiku si çdo artistë tjetër merr edhe mesazhe negative dhe kërcënuese nga ndjekësit e për këtë Dafina është shprehur me disa fjalë.