Celebrities Gossip Showbiz

Dikur kanë bashkëpunuar, tani “Dancing With the Stars” ‘i vë përballë’, çfarë thotë Dalina Buzi për Megi Pojanin?

Megi Pojani njihet si një ndër personazhet më pa komplekse dhe asnjëherë nuk ngurron të shfaqet ashtu siç dëshiron. Herë tepër provokuese e herë shumë ‘funny’, bukuroshja gjithmonë arrin të jetë në qendër të vëmendjes.

Pak kohë më parë u njoftua rikthimi i një projekti shumë të madh në Shqipëri, i cili është spektakli “Dancing with the Stars”. E teksa pritjes duket se po i vjen fundi, ndërsa spektakli nis pikërisht më 7 tetor dhe janë zbuluar të gjithë personazhet e famshëm së bashku me partnerët e tyre skenikë.

Në këtë rrugëtim, Megi shoqërohet nga balerini profesionist Jurgen Bala. Por, një rastësi po komentohet mjaft në rrjet është se një nga anëtaret e jurisë që e ka pranuar publikisht ditën e djeshme në ‘Goca dhe Gra’ që do të jetë pjesë është Dalina Buzi. Duke ditur bashkëpunimin që dy vajzat kanë pasur dikur dhe më pas marrëdhënien e kompikuar, të gjithë janë kuriozë se si do të sillet Dalina përballë Megit, a do ta favorizojë ajo atë?

Pikërisht se është Megi, dhe absolutisht që që në momentin që është Megi mund të mendojnë konkurentët e tjerë, se Megi ka punuar me mua kemi ndenjur çdo ditë që aty mund të mendohet dhe mund të presin që unë ta favorizoj. Por unë e thashë, Megi e para e di që mua nuk ma ndjen fare në këtë pikë. Kush të jetë shumë i mirë atje, do të jetë shumë i mirë.

Në “Pardon My French” për herë të parë në një dalje publike ishin të ftuar dy nga çiftet e spektaklit “Dancing With the Stars” që do të nisë në Top Channel për të folur më shumë mbi këtë eksperiencë.

Në pjesën e parë të programit ishte vetë një nga prezantueset, Elona Duro e cila është dhe një nga konkurrentet e ‘DWTS’ së bashku me partnerin e saj skenik, Anxhelon. Ndërsa në pjesën e dytë, Megi Pojani me balerinin Jurgen Bala.

Por, jo vetëm për këtë pasi Megi nuk mund të largohej nga studiot e TAR pa u pyetur dhe për jetën e saj private kaq shumë të përfolur së fundmi.