Showbiz

Dita më e lumtur e jetës së tij, Granit Xhaka bëhet baba për herë të parë

Futbollisti shqiptar Granit Xhaka po jeton periudhën më të lumtur të jetës së tij.

Sikur të mos mjaftonte lajmi i emërimit si kapiten i klubit të futbollit Arsenal, sportisti gjithashtu mori bekimin e radhës.

Ditën e djeshme ai dhe bashkëshortja e tij Leonita janë bërë prindër për herë të parë. Ata mirëpritën ardhjen në jetë të vajzës së tyre, emrin e së cilës ende nuk e kanë zbuluar.

Ai ka postuar në rrjetin social Instagram foton tipike të ardhjes në jetë të një bebeje, ajo e duarve të të gjithë pjesëtarëve të familjes.

“Mirëse erdhe princesha jonë e vogël, mami dhe babi të duan shumë” -shkruan Xhaka në diçiturën e fotos.