Bota

DJ më i vjetër në botë del në pension!

Rei Cordeiro, i famshëm për zërin e tij të qetë, mban rekrodin Guinness si DJ më i vjetër në botë dhe në karrierën e tij të gjatë në radio ka fituar shumë dëgjues besnikë.
96 vjeçari ka një zë shumë të thellë dhe të qetë, para se të vendoste për të ndjekur dashurinë e tij për muzikën e të punonte në një radio në Hong Kong, ai ka qenë roje në një burg dhe më pas nënpunës banke.

Rei ka mundur të bëjë një intervistë me Beatles gjatë një kursi në studiot e BBC në Londër, në vitin 1964.
Pasi ishte bërë tashmë DJ shumë i famshë, ai i ritakoi sërish djemtë e grupit në Hong Kong.

Ai ka arritur të marrë nga mbretëresha Elizabetë, medaljen e perandorisë britanike për merita të jashtëzakonshme. Corderio arriti të intervistojë dhe yje të tjerë si Elton John dhe Toni Bennet.