Celebrities Gossip Showbiz

Djemtë hoqën bluzet përpara vajzave, ja çfarë ndodhi mbrëmë në shtëpinë e “BBV2”!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Mbrëmjen e djeshme Vëllai i Madh u dha banorëve mundësinë që të rikujtojmë emisionin e transmetuar në Top Channel, “Qesh mirë kush qesh i fundit”. Teksa banorët u eliminuan një nga një, të fundit ngelën Olta dhe Ermiona e djemtë bënë çdo gjë. që t’i bënin të qeshnin dy vajzat. Luizi dhe Armanldo kishin si qëllim që të bënin Oltën që të qeshte, në mënyrë që të fitonte Ermiona. Në një moment Luizit dhe Maestros iu bashkuan edhe djemtë e tjerë, të cilët hoqën bluzat dhe performuan para dy vajzave. Ishte Olta ajo që u dorëzua e para dhe qeshi.

Eva Alikaj ka disa ditë që është bërë pjesë e shtëpisë e ndonëse në fillim e kishte pak vështirë derisa të ambientohej e duket se ditën e sotme e ka treguar gjithë energjinë e saj. E veshur me bikini dhe duke ngrënë banane, Eva ka shijuar diellin e mëngjesit duke marrë rreze dhe duke kërcyer nën ritmet e muzikës, që Vëllai i Madh vendos çdo mëngjes për banorët. Luizi dhe Shpati gjithashtu kanë qenë në oborr dhe për një moment janë hutuar duke parë Evën.