Bota Celebrities Gossip Showbiz

Do të shkojë në Mbretërinë e Bashkuar por nuk do takojë Mbretin?! Princ Harry ndihet i kërcënuar sepse…

Princi Harry ka vendosur që të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar, për të shënuar 10 vjetorin e Lojërave Invictus në Katedralen e Shën Palit, megjithatë Duka thuhet se është mjaft i shqetësuar për sigurinë e tij. Teksa ende nuk është konfirmuar, Duka i Sussex do të bëjë një vizitë edhe për të takuar babain e tij të prekur nga kanceri, Mbretin Charles. Gjithësesi shqetësimet e mëdha në lidhje me sigurinë e tij mund ta bëjnë Harry-n të ndryshojë komplet planet.

Burime të afërta bënë me dije për “The Express” se data e saktë e paraqitjes së Harry-t po mbahet e fshehtë për shkak të frikës së cënimit të sigurisë në Mbretërinë e Bashkuar. Rreziku i sigurisë i Dukës u rrit pasi ai zbuloi në librin e tij më të shitur autobiografinë “Spare” se ai vrau 25 luftëtarë talebanë në Afganistan gjatë shërbimit të tij ushtarak. Më tej burimi shtoi se:

Harry i njeh rreziqet e mundshme për cënimin e sigurisë tij, veçanërisht duke marrë parasysh informacionin e ndjeshëm që ai ndau në librin e tij të kujtimeve. Kjo është arsyeja pse ekipi i tij ishte kaq i vendosur për të mbajtur vendndodhjen e tij sekrete. Sa herë që ai është shfaqur në evente apo organizime në Mbretërinë e Bashkuar në vitet e fundit, ka pasur njoftime të minutës së fundit pikërisht për këtë arsye.

Fakti që St. Paul’s ka publikuar orën dhe datën e saktë të një ngjarjeje që ai do të marrë pjesë në faqen e tyre zyrtare javë më parë, shihet si një rrezik serioz për sigurinë e Dukës. 

Duhet të theksojmë gjithashtu se Princi Harry ka vënë në rrezik edhe lejen amerikane të qëndrimit, pasi deklaratat e përfshira në autobiografinë e tij në lidhje me përdorimin e lëndëve narkotike, rezultuan të kundërta me ato që kishte dhënë për autoritetet në SHBA. Duka i Sussex pranoi në autobiografi se kishte përdorur drogë, si marihuanë dhe kokainë. Kjo është e papajtueshme me rregullat strikte amerikane.

Nëse ai do ta kishte deklaruar këtë gjatë aplikimit për vizë, nuk do ta kishte marrë dokumentin, ndaj për këtë arsye Policia e ka cilësuar hyrjen e tij në SHBA si të paligjshme.