Celebrities Gossip Showbiz

“Do t’i kuptojnë lotët e tu”, Alban Ramosaj bën dedikimin emocionues për Trixa-n!

Pak më shumë se një muaj prej fillimit të tij dhe programi më i dashur në Shqipëri “Big Brother VIP” ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve dhe të gjithë janë kurioz se çfarë do të ndodhë brenda shtëpisë çdo ditë e më shumë. Dhe banorja më e re është pikërisht ajo që prej kohësh po përflitej, bukuroshja, Beatrix Ramosaj.

E teksa e gjithë familja e saj është e njohur, nuk mund të mungojë vëmendja tek vëllai i saj, Albani. Trixa edhe pse ka pak ditë brenda shtëpisë së “Big Brother” ka treguar shpesh anën e saj të ndjeshme për sa i përket familjes. Bukuroshja shpesh përlotet nga mungesa për ta dhe këtë gjë e shpreh shumë. Mirëpo, dukeqenëse nuk ka shumë që nga hyrja e saj brenda shtëpisë, kjo gjë është kritikuar duke thënë se është shumë shpejt për t’u prekur.

Rreth këtyre fjalëve ka reaguar Albani, i cili me anë të një video ku shfaqet së bashku me Trixa-n ka bërë një dedikim shumë emocionues për këtë të fundit.

Më mungon shumë.. Kam vënë re që njerëzit thonë se është “shumë shpejt” që ti të qash se të mungon mami, unë dhe Bella, por sikur ta dinin sa e afërt është familja jonë e vogël dhe si u rritëm në vështirësi të paimagjinueshme që askush nuk i di, na mësuan të duam dhe të jemi pranë njëri-tjetrit në çdo hap të jetës, ata do të kuptojnë lotët e tu të ëmbël dhe shpirtin e bukur që ke. Zot, jam shumë krenar për personin që je.. bukuria e brendshme që nxjerr është vërtet e pakrahasueshme me këdo që kam njohur dhe parë. Je një shembull se si duhet të jetë një ZONJË. Virtytet e tua, atributet e karakterit dhe madje edhe toni i zërit.. je një engjëll i dërguar në tokë. Ti po më bën kaq krenar çdo ditë dhe do të doja që të mund t’i thosha të gjitha këto fjalë dhe do të doja të të bëja një përqafim të ngrohtë. Të dua aq shumë sa nuk mund ta përshkruaj me fjalë.

Epo, nuk ka si dashuria e vëllait për motrën!

Pak ditë më parë, këngëtari ka postuar një Instastory nga Trixa brenda shtëpisë, ai e ka ‘ironizuar’ të motrën e cila nuk mbante mend një këngë të tij. Beatrix pati një moment harrese për këngën “T’kom dashtë” të Albanit dhe kaq ju desh të vëllait për të bërë shaka me të motrën.