Celebrities Gossip Showbiz

Don Phenom arrin suksesin e parë me këngën e re dhe ka disa fjalë për ndjekësit e tij!

Don Phenom është padyshim një nga artistët me zërin dhe energjinë më të veçantë në showbiz. I rritur në Amerikë, Pheezy sjell gjithmonë projekte me një stil shumë më ndryshe nga sa jemi mësuar të dëgjojmë. E kështu ka qenë dhe kënga e tij më e fundit që në fakt është një bashkëpunim me një artist jo shumë të njohur për tregun tonë muzikor, Nasuf Tirona.

Taksa të gjithë po përpiqen të sjellin duete sa më të veçanta, duket se reperi ka arritur të ‘qëllojë në shenjë’ me këtë surprizë për ndjekësit e tij. E në vetëm dy ditë nga publikimi i ‘Drille’, artisti ka arritur të numërojë afro 1 milion klikime duke falenderuar kështu të gjithë fansat për përkrahjen.

I ftuar në emisionin “Më lër të flas” në Top Channel, ka qenë këngëtari David Dreshaj. Ai ka zbuluar se do të sjellë një bashkëpunim me Don Phenom dhe do të publikohet më shpejt nga sa mendonim.

Bashkëpunimi i radhës është me Don Phenom dhe do të vijë brenda dy javësh. Klipi është në përfundim e sipër, por kënga është përfunduar. Është kënga ime, Don Phenom është i ftuar.