Gossip Showbiz

Donaldi deklaron se nuk është i lidhur, Bora reagon në një mënyrë epike!

Mund të themi se ky muaj ka qenë i Borës dhe Donaldit, ku e gjitha nisi me hyrjen e moderatores në shtëpinë më të ndjekur për t’i bërë një surprizë shoqes së saj të ngushtë, Semi Jaupaj. Por përpos Semit, ai që mori një surprizë prej saj gjithashtu ishte dhe Donaldi i cili zgjodhi ta takonte atë.

Kujtojmë se dyshja kanë qenë në një lidhje për shumë kohë, por kishin 6 muaj të ndarë dhe nuk takoheshin.

Me ardhjen e saj në program, gjërat u konfuzuan pak dhe ndjenjat e tyre dolën në pah, kështu duke i dhënë një puthje njëri-tjetrit. Ky moment bëri një super bujë në Shqipëri, ku nuk kishte njeri apo media që nuk komentoi për këtë gjest romantik.

Gjithsesi, kjo zgjati për disa javë, madje Donaldi i dhuroi e një varëse Borës si dhuratë për 3-vjetorin e njohjes së tyre. Dhe përgjigja e moderatores bukuroshe ishte e menjëhershme me anë të një postimi në Instagram ku shfaqej me varësen e vënë.

Gjithë kjo dashuri mes çiftit na bëri xhelozë, por dhe të lumtur pasi vërtetoi se dashuria e vërtetë ekziston.

Ama, ditën e djeshme, Donaldi ka shprehur disa fjalë të cilat na shokuan të gjithëve. Në një bisedë me banorët ai ka treguar se në këtë lojë ka ardhur vetëm dhe se nuk mund të gënjejë duke thënë se është në një lidhje kur ka gjashtë muaj i ndarë.

Një deklaratë e tillë erdhi pasi të tjerët po komentonin se si janë vendosur etiketime për çiftin, “Bora e Donaldit” apo “Donaldi i Borës” dhe këtë gjë mesa duket, aktori nuk e pëlqen.

Nga ana tjetër, këto fjalë kanë prekur dhe shoqen e ngushtë të Borës, Semin, e cila ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së Donaldit duke i thënë se nëse mendonte se ishte beqarë, nuk duhet ta kishte puthur Borën e duhet të tregonte kujdes me fjalët e tij pasi ajo është gjithashtu një personazh publik.

Pasi situata u qetësua paksa brenda shtëpisë, të gjithë mezi prisnim se çfarë kishte për të thënë vetë moderatorja për ato fjalë të ish-partnerit të saj.

Edhe pse në një mënyrë direkte nuk ka dhënë asnjë reagim, mendohet se ajo e ka bërë me anë të këngëve që ka vendosur nëpër InstaStory, gjithashtu me foto të bëra ‘repost’ nga llogari të hapura për të dhë Donaldin.

Një prej këngëve është “Not your barbie girl”, në të cilën flitet se si një femër jeton në botën e saj dhe nuk ka nevojë për një mashkull e nuk është pronë e askujt përpos vetes së saj.

Më pas ka vijuar me këngën e Melanie Martin, “Play Date”, në të cilën flitet se vajza ndodhet në dilemë se çfarë duhet të bëjë dhe se është e lodhur nga lojëra të shumta.

Ajo gjithashtu ka përdorur në sfond këngën e shkruajtur nga Donaldi, bashkëpunim me Elgit Dodën, “Toxic Love”, si dhe hitin e verës nga Butrint Imeri, “Kuku”.

Të gjitha këto këngë nuk duket sikur janë vendosur krejt rastësisht nga moreatorja, e sidomos tashmë pas deklaratës së bërë nga Donaldi që është single.