Celebrities Showbiz

Donaldi i shqetësuar për Beatrix pas eliminimit të saj nga “BBV”!

Ditën e martë si pasojë e një surprize që iu bë Arbrit duke hapur kështu “Kutinë e Pandorës”, për një javë ai do të jetë imun dhe nuk mund të nominohet dhe zgjodhi që të çonte në televotim Einxhel, Donald dhe Beatrix. Ky ndoshta ishte nominimi më i fortë që ka pasur ndonjëherë ky edicion. Të tre banorë shumë të fortë dhe të pëlqyer nga publiku.

Edhe pse publiku ishte shumë kurioz për të parë se si do të shkonte rrjedha e ngjarjeve, çdo gjë që të ndodhte do të ishte një surprizë. Fatkeqësisht ishte Beatrix Ramosaj ajo e cila u shpall e eliminuara e mbrëmjes së djeshme duke e lënë kështu përfundimisht lojën.

Thënë kjo, eliminimi i saj i ka lënë banorët të trishtuar dhe aq më tepër Donaldin, me të cilin kishte nisur një histori të bukur dashurie. Donaldi nuk e ka pritur mirë këtë gjë dhe me sa shihnim gjatë mbrëmjes së djeshme ai ka qenë shumë i nervozuar. Këtë gjë e ka shfaqur dhe në një diskutim me banorët.

Pas spektaklit ai ka biseduar me Egzonën për eleminimin e Beatrix. Teksa po qëndronin jashtë në oborr, Donaldi ka thënë se ka vetëm një frikë për partneren e tij. Ai ka thënë se shqetësohet shumë nga situata me të cilën Trixa do të përballet jashtë pas eliminimit të saj nga “Big Brother VIP”.

Sa e çuditshme po më duket që nuk është Trixa këtu. 

Rikujtojmë se, Beatrix Ramosaj mund të themi me plot gojë që që prej hyrjes së saj në ‘Big Brother VIP” ka krijuar shumë ‘zhurmë’. Nisur që me lidhjen e saj me aktorin Donald Veshaj, sjelljen e saj dhe padyshim dhe për momentet plot humor që na ka falur. Beatrix e nisi rrugëtimin në reality show më 26 tetor, së bashku me Einxhel Shkira dhe Sarah Berishën, një rrugëtim ndër më të komentuarit për këtë edicion.