Celebrities Gossip Showbiz

Doni të dini si duket Enca pa make-up? Kjo foto i tregon të gjitha

Ajo është një ndër këngëtaret më të dashura të publikut e cila është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për Encën e cila pavarësisht stinës gjithmonë na servir foto të nxehta.

Së fundmi, ajo ka postuar një foto ku shfaqet më një fustan pink e ku shkruan se ka dalë pa make-up. Megjithatë, Enca njihet për editimet e vazhdueshme të fotove që poston në rrjetet sociale, e ky mund të jetë i njëjti rast.

Në këtë foto ajo shfaqet më tërheqëse se kurrë por përveç faktit se ajo mund të mos ketë bërë make-up, kjo nuk e përjashton faktin se mund të ketë vënë qerpikë fallco. Gjithsesi, Enca ka marrë qindra komente pozitive nga fansat.

Encën mund ta gjeni edhe në klasifikimin e 100 këngëve më të bukura shqiptare me hitin “Nashta” dhe mund të vazhdoni ta votoni si artisten tuaj të preferuar.