Health & Beauty

Doni të zbardhni dhëmbët në mënyrë natyrale? Ja katër ushqimet që ju ndihmojnë!

Bardhësia dhe shëndeti i dhëmbëve tuaj, varen nga kujdesi që ju iu ushtroni dhe ushqimi që hani. Ju mund të shkoni shpesh te dentisti, të përdorni zbardhues popullorë, por nëse do përdorni ushqimet që ju sugjerojmë më poshtë, buzëqeshja e përsosur do rikthehet te ju.

Në vend që ta gatuani, hajeni brokolin të papërpunuar. Vlerat ushqyese veprojnë si një furçe dhëmbëshnatyrale, që pastron ato. Plus, nivelet e larta të hekurit mund t’ju mbulojnë smaltin dhe ndihmon largimin e njollave dhe baktereve të dëmshme.

Një pastë e bërë me luleshtrydhe dhe sodë buke është shumë e njohur për zbardhjen natyrale të dhëmbëve. Acidi malik në fruta të ndritshme, vepron si zbardhues. Sapo e kryeni larjen me luleshtrydhe dhe sode, lajini dhëmbët dhe njëherë me furçë, sepse luleshtrydhja ka sheqerna.

Ngrënia e karotës të papërpunuar është shumë efektive në zbardhjen e dhëmbëve, por jo vetëm karota. Edhe rrënja e sa është efektive, bëni një fërkim të shpejtë me ta, dhe efekti do jetë mahnitës.