Design Travel

Dubai përuron Muzeun e së Ardhmes, një ‘udhëtim’ në vitin 2071!

Emiratet e Bashkuara kanë përuruar Muzeun e të Ardhmes në Dubai, një ndërtesë e vlerësuar si struktura më e bukur në botë. Bëhet fjalë për një elips argjendi i zbrazët shtatëkatësh, i zbukuruar me kaligrafi arabe, me citate nga sundimtari i Dubait.

Muzeu do të ekspozojë risitë e dizajnit dhe teknologjisë, duke e çuar vizitorin në një “udhëtim në vitin 2071”. Fasada mbresëlënëse e ndërtesës u ndriçua nga një shfaqje dritash shumëngjyrëshe në mbrëmje, ndërsa njerëzit u mblodhën për të parë spektaklin.

Përurimi u bë nga sundimtari i Dubait, Sheikh Mohammed bin Rashid Al-Maktoum, vizioni i të cilit për të ardhmen është vlerësuar si forca lëvizëse pas muzeut. Ndërsa përmbajtja e muzeut nuk është zbuluar ende, ai do të ekspozojë risitë e dizajnit dhe teknologjisë, duke e çuar vizitorin në një “udhëtim në vitin 2071”,-thanë organizatorët.

Kryeqyteti i Emirateve të Bashkuara Arabe Abu Dhabi është shtëpia e një dizajni tjetër historik, një degë e muzeut të Luvrit të Francës, licenca e të cilit u zgjat me një dekadë vitin e kaluar deri në 2047 me një kosto prej 165 milionë euro. Pasi presidenti francez Emmanuel Macron hapi Luvrin në Abu Dhabi në fund të 2017-ës, ai tërhoqi rreth dy milionë vizitorë në dy vitet e para se të godiste pandemia e COVID-it.

Rikujtojmë, se verën e vitit që lamë pas në Abu Dhabi, u mbajt festivali kushtuar përvojave të ngrënies të organizuar nga Departamenti i Kulturës dhe Turizmit, i njohur ndryshe si “Sezoni i kulinarisë”. Në këtë festival u vendos një rekord i ri botëror Guinness për larminë më të madhe të aromave të akullores në një vend apo kup të vetme.
Ngjarja, e cila ishte një sukses i madh në rajon, është pjesë e ofertave të akullores verore të nisura nga sezoni i kulinarisë në Abu Dhabi.