Showbiz

Dy miq në kërkim të suksesit, Brad Pitt dhe Leonardo DiCaprio së bashku në një film

Dy aktorët e famshëm do të bëhen bashkë për realizimin e filmit më të ri nga Quentin Tarantino.

Portali “Variety” ka konfirmuar se dyshja e aktorëve sapo kanë nënshkruar marrëveshjen për të qenë pjesë e këtij realizimi i quajtur “Once Upon a Time in Hollywood”.

Filmi ka në qendër miqësinë e dy rinjve në vitin 1969 që përpiqen të ndjekin ëndrrën e tyre për të qenë pjesë e industrisë së Hollywood.

Personazhi i DiCaprio do të quhet Rick Dalton ndërsa ai i Brad Pitt, Cliff Booth. Xhirimet e këtij projekti priten të nisin shumë shpejt ndërsa filmi do të shfaqet në kinematë botërore vitin e ardhshëm.