Bota Celebrities Film & Tv Music Showbiz

Dy yje mjaft të njohur do të nderohen me një yll në “Walk Of Fame”!

Është radha e disa yjeve të tjerë nga bota e kinematografisë dhe e muzikës që të nderohen me një yll në “Walk Of Fame”. Të gjithë e mbajmë mend Paul Walker, i cili kaloi nga një aktor komercial në një ylli të televizionit me famë ndërkombëtare me paraqitjen e tij në filmat e suksesshëm të “Fast & Furious”.

Nga ana tjetër Jenni Rivera është një këngëtare më e njohur për lënien e gjurmëve të saj në zhanrin e muzikës meksikane, duke shitur më shumë se 20 milionë disqe në mbarë botën. Ditën e djeshme u njoftua se të dy do të nderohen pas vdekjes me yje në bulevardin “Hollywood Walk Of Fame” në 2023.

Në total, ishin 24 të famshëm të rinj që u nderuan në klasën e vitit 2023, zbuloi Dhoma e Tregtisë së Hollywoodit, siç raportohet nga Deadline. Paneli përzgjedhës zgjedh çdo vit një grup të nderuarish që përfaqësojnë zhanre të ndryshme të botës së madhe të kinematografisë, muzikës dhe shumë fusha të tjera.

Walker, i cili ishte 40 vjeç kur vdiq në një aksident automobilistik në Los Angeles në nëntor 2013, ishte në mesin e shtatë artistëve që hynë në kategorinë ‘Motion Pictures’. Të tjerër që do të nderohen me yje përfshijnë: Vince Vaughn, John Waters, Uma Thurman, Bill Pullman, Ludacris dhe Juanita Moore. Rivera ishte vetëm 43 vjeç kur u vra në një aksident ndërkohë që ishte në avion pranë Monterrey në Meksikë në dhjetor të 2012.

Kryesuesja e listës së albumeve më të mirë latinë të Billboard lansoi 12 albume në studio midis 1999 dhe 2011 që rezultuan me vlerësime të shumta, duke përfshirë katër nominime për “Grammy Latine”. Rivera u zgjodh në kategorinë e regjistrimit së bashku me Lenny Kravitz, Marc Anthony, Irving Azoff, Sheila E, Jonas Brothers, Blake Shelton dhe Charlie Wilson.

“Walk Of Fame” në Hollywood tani përbëhet nga më shumë se 2,700 yje me pesë cepa, të ngulitur në trotuare përgjatë 15 blloqeve të bulevardit dhe tre blloqeve të Vine Street në Hollywood. Secili kandidat ka një tarifë prej 50,000 dollarë, e cila zakonisht paguhet nga organizata nominuese, në fondacionin bamirës të ‘Hollywood Historic Trust’ për krijimin, instalimin dhe mirëmbajtjen e yllit.