Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Dyshja e njohur e showbiz-it bëhen prindër për herë të dytë!

Michael Sheen dhe Anna Lundberg janë bërë sërish prindër. Lajmin e bëri me dije vetë bashkëshortja e aktorit të njohur në rrjetin e saj social Instagram teksa publikoi një foto të ëmbël të foshnjës së porsalindur duke shkruar:

Dhe kështu… një majmun hidhet mbi shtrat. 19.05.2022.

Ndërkaq, gjinia e fëmijës nuk është bërë ende me dije. Anna njoftoi në muajin mars se ajo dhe Sheen do të bëheshin prindër për herë të dytë. Në ato kohë ajo shkroi:

Në këto kohë të errëta, ja ku është drita jonë e vogël që mund ta ndajmë. 

Ndërkaq, çifti janë prindër të vajzës Lyra, dy-vjeçe, ndërsa Michael ka edhe vajzën Lily, 23-vjeçe me ish-partneren e tij, Kate Beckinsale. Me Kate, aktori pati një lidhje që zgjati nga viti 1995 deri në 2003.

Vajza e tyre Lily para disa kohëve u shpreh se:

Jo shumë njerëz kanë prindër që janë të kuptueshëm dhe kanë respekt për artin. Prindërit e mi janë të mirë për të më shtyrë drejt së ardhmes duke më lënë të bëhem personi që dua të jem. Të bëhem aktorja që dua të jem. Jam shumë me fat që i kam.