Celebrities Design Gossip

Dyshja e njohur Timberlake-Biel i japin “lamtumirën” rezidencës së tyre luksoze, ju njohim me çmimin e saj!

Këngëtari i njohur Justin Timberlake së fundmi duket se është mërzitur nga shtëpia e tij dhe ka vendosur t’i japë asaj “lamtumirën”. “Wall Street Journal” ka raportuar se shtëpia prej 13,530 metra katrorë vlen 35 milion dollarë. Vlera e kësaj shtëpie është rritur që nga viti 2002 kur këngëtari e bleu, para se të martohej me aktoren Jessica Biel.

Me 9 dhoma gjumi, 9 banjo dhe 4 banjo të tjera të ndara midis një shtëpie kryesore dhe një shtëpie për mysafirët, prona sigurisht që ka shumë për të ofruar. Brendësia e vilës spanjolle u rinovua kohët e fundit nga Estee Stanley, ‘interior-designer’ e cila qëndron pas shumë shtëpive të famshme, si të Patrick Dempsey, Ellen Pompeo dhe Chris Evans. Prona përmban ndër të tjera një fushë tenisi, kopshtin dhe një pyll privat, së bashku me dy pishina që Timberlake dhe Biel shtuan gjatë qëndrimit të tyre.

Nga ana e shtëpisë, një oborr i madh i mbuluar ofron një pamje të mrekullueshme. Hapësirat e brendshme të shtëpisë përfshijnë një dhomë të madhe të veshjes dhe katër vatra zjarri të cilat sigurojnë rehati maksimale. Portat e mëdha dhe një shtëpi roje ruajnë privatësinë e rezidencës.

Rikujtojmë, se shtëpia u ndërtua fillimisht në vitin 2000. Në këtë tokë ka jetuar Errol Flynn. Banesa e aktorit legjendar më pas i la vend Timberlake dhe bashkëshortes së tij Jessica Biel të cilët mesa duhet do t’i lënë vend fatlumëve të tjerë që pritet ta blejnë.

Ndërkaq, Jessica Biel dhe Justin Timberlake janë takuar për herë të parë në vitin 2007 dhe që nga ajo kohë vazhduan të jenë një nga çiftet më të dashur të Hollywood-it. Sot, të dy janë të martuar për gati 9 vjet dhe janë prindër të dy fëmijëve. Dyshja janë shfaqur shpeshherë shumë të dashuruar dhe të lumtur me njëri-tjetrin.