Celebrities Showbiz

Dyshja perfekte! Reg-Jean Page dhe Emily Brown i mahnitën të gjithë…

Së fundmi aktori i njohur i serialit ‘Bridgerton’, Reg-Jean Page vendosi që të merrte vëmendjen e të gjithëve me paraqitjen e tij më të fundit në shfaqjen e ‘Macbeth’ në Festivalin e Filmit në Londër ditën e djeshme. Page kishte zgjedhur që të kombinohej me të dashurën e tij Emily Brown.

Çifti i bukur ishin veshur të dy në ngjyrë të zezë dhe ngjanin jashtëzakonisht shumë bukur.  31-vjeçari zgjodhi të vishte një xhaketë prej kadifeje, ndërsa e dashura e tij 30-vjeçare dukej mahnitëse në një fustan me mëngë të gjata po në të njëjtën copë.

Dyshja u panë së bashku në publik në shkurt 2021 jashtë shtëpisë në Londër që ata kanë së bashku dhe është raportuar se ata e blenë shtëpinë në muajin shkurt të vitit 2020. Kjo nuk është hera e parë që ata të dy së bashku bëjnë paraqitje të tilla në të tilla evente. Dalja e tyre e fundit ka qenë në eventin e çmimeve GQ dhe të kapur dorë për dorë dukeshin aq bukur krah njëri-tjetrit. Paraqitja e aktorit, shkrimtarit dhe atletit njëkohësisht, nën shoqërinë e vajzës së re gjatë asaj kohe konfirmoi zërat se dyshja janë të lidhur me njëri-tjetrin.

Rikujtojmë se së fundmi aktori i është shtuar kastit të një filmi thriller ende të paidentifikuar, i cili do të mbërrijë në ‘Netflix’ në një të ardhme shumë të afërt. Lajmet për yllin e Bridgerton, fillimisht u bënë të njohura për publikun përmes ‘The Hollywood Reporter’, i cili vuri në dukje se aktori do të shërbente gjithashtu si producent ekzekutiv në projektin i cili akoma nuk është bërë i ditur titulli.

Detajet nga projekti aktualisht po mbahen sekret nga publiku. Përveç projektit të ardhshëm, Page aktualisht do të shfaqet edhe në disa projekte të tjera të mëdha filmike. Interpretuesi është duke pritur publikimin e veprës thriller dhe aksion ‘The Grey Man’, i cili u drejtua nga vëllezërit Russo.