Showbiz

E dashura e re e Chris Brown modele në fushatën e Rihhanës

Chris Brown mendohet se është në lidhje me modelen,Indymarie Jean.

Nuk është e vështirë të dallohet se pse 25-vjeçarja
i ka rënë në sy këngëtarit, mjafton të shikoni instagramin e saj dhe cdo gjë është e qartë.

Fotot e saj me bikini duket se e kanë dhënë rezultatin pasi ajo ka punuar me firma të njohura si: Puma, Adidas dhe Urban Decay.

Modelja ka marë pjesë edhe në fushatën e produkteve kozmetike të Rihhanës, ish të dashurës së Chris Brow n, të cilën para 10 vitesh ai e dhunoi fizikisht.

Ajo gjithashtu ka lançuar edhe linjën e saj të aksesorëve e quajtur MarieJean Accesories.