Botë e Çuditshme Celebrities Gossip Showbiz

E dimë që ju duket e pabesueshme, por një çamçakëz i përtypur nga Celine Dion është pasuria më e madhe e Adele!

Këngëtaret e famshme Adele dhe Celine Dion janë mikesha shumë të mira me njëra tjetrën dhe nëse nuk na besoni ne ju themi se Adele mban në shtëpinë e saj një çamçakëz të përtypur nga Celine Dion.

Adele ka rrëfyer për “Voguer” se një pjesë e çamçakëzit të Dion është pasuria e saj më e çmuar.

James Corden, i cili është miku im, por gjithashtu bën ‘Carpool Karaoke’, e dinte se sa fanse e saj isha. Dhe kështu ai e bëri atë të pështyjë çamçakëzin në një copë letër dhe ta kornizojë për mua dhe është sendi që më bën më krenare!

Ajo më vonë tha se “My Heart Will Go On” e Dion është kënga që ajo ka interpretuar më shumë gjatë gjithë jetës së saj. Adele i bëri një vizitë idhullit të saj në vitin 2018, duke marrë pjesë në një nga shfaqjet e saj në Las Vegas pasi Dion u shërua nga një periudhë e tmerrshme me grip. Dion asokohe u shpreh për Adele se:

Nuk isha në gjendje t’i bëja të gjitha shfaqjet e mia, por isha e emocionuar që Adele erdhi në njërën prej tyre… Unë e dua shumë atë.

Së fundmi Dion ka dhënë një lajm të keq dhe i ka shqetësuar të gjithë fansat e saj. Problemet me shëndetin e kanë detyruar artisten të shtyjë të gjitha koncertet e parashikuara për t’u mbajtur në Las Vegas. Sa i përket Adele, ne në këtë link ju njohim me 5 gjërat që nuk i keni ditur kurrë për të.

33-vjeçarja së fundmi pas një kohe të gjatë ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, këngën e titulluar “Easy On Me”. Kjo këngë ka thyer rekordin për shumicën e “streams” në një ditë të vetme në historinë e Spotify. Sipas platformës, kënga debutoi me 24 milionë “streams” në 24 orë.