Celebrities Gossip Showbiz

E mrekullueshme! Jennifer Lopez shkëlqen me këtë look…

Jennifer Lopez dukej e mrekullueshme teksa mori pjesë në një fotosesion seksi në Capri të Italisë të mërkurën. Këngëtarja e sapomartuar, 53 vjeçe, shfaqi figurën e saj të pabesueshme teksa zgjodhi një fustan të zi pa mëngë me një detaj të prerë përgjatë mesit.

Veshja nxirrte në pah barkun e tonifikuar të Jennifer. Duke lënë flokët e saj të lirë poshtë shpatullave, Jennifer dukej me humor të mirë. Krijuesja e disa hiteve theksoi bukurinë e saj natyrale me një paletë të lehtë grimi. Gjithashtu me një palë vathë argjendi, Jennifer kompletoi look-un e saj me byzylykë të ngjashëm.

Nëna e dy fëmijëve u pa duke qeshur dhe duke biseduar me anëtarët e ekuipazhit në mes të fotove. Fotosesioni mahnitës vjen pasi Jennifer kryesoi Gala LUISAVIAROMA x UNICEF në Capri të shtunën. Ylli kishte veshur një veshje të personalizuar Roberto Cavalli të krijuar nga Fausto Puglisi për koncertin e saj në skenë La Certosa di San Giacomo.

Jennifer mahniti turmën me një përzierje, duke përfshirë këngën e saj të vitit 1999, “Waiting for Tonight”, si dhe një performancë të hitit “Last Dance” të Donna Summer të vitit 1978.

Kujtojmë se Jennifer Lopez dukej engjëllore teksa doli në Capri, Itali, të premten e kaluar gjatë pasdites. Për të ngrënë drekën me shoqëruesit e saj, kantautorja, 53 vjeçe, veshi një fustan elegant të bardhë pa mëngë me një fund të rrjedhshëm.