Celebrities

E quajtën të shëndoshë në artikull, aktorja irakiane padit “The Economist”!

Një aktore irakiane paralajmëroi padi ndaj të përjavshmes britanike, “The Economist”, për përdorimin e një fotografie të saj për të ilustruar një artikull që tregon se gratë arabe janë “më të kolme se burrat”. Enas Taleb është shprehur se imazhi është përdorur jashtë kontekstit, pa lejen e saj dhe ka shkelur lirinë dhe privatësinë e saj. Aktorja dhe moderatorja e njohur ka thënë në një intervistë se ka nisur veprimet ligjore në Britaninë e Madhe.

Artikulli “Pse gratë janë më të kolme se burrat në botën arabe” (Why Women Are Fatter Than Men in the Arab World), u botua në fund të korrikut, duke përdorur një fotografi të Taleb të bërë nëntë muaj më parë në Festivalin Ndërkombëtar të Babilonisë në Irak. Tabloidi britanik argumenton se varfëria dhe kufizimet shoqërore që i mbajnë gratë në shtëpi janë ndër arsyet pse më shumë gra arabe janë më mbipeshë se burrat.

Një arsye tjetër, thuhet në artikull, mund të jetë se linjat e kolme shihen nga disa meshkuj si më tërheqës. Taleb e etiketoi artikullin një “fyerje ndaj gruas arabe në përgjithësi dhe grave irakiane në veçanti”. Duke folur për TV al-Arabiya, ajo tha se ishte përballur me komente ngacmuese në mediat sociale për shkak të artikullit. Ajo gjithashtu tha për revistën “New Lines” se ishte e shëndetshme dhe e lumtur me pamjen e saj:

Për mua kjo është gjithçka që ka rëndësi.

42-vjeçarja është ndër aktoret më të njohura të Irakut dhe ka nëntë milionë ndjekës në Instagram. Në intervistën e saj me televizionin al-Arabiya, ajo tha se “The Economist” ishte “i pafat” që e kishte zemëruar atë:

Ata nuk e dinin që unë jam një personazh i famshëm dhe një personazh publik. Unë mund t’i kthej krizat në fitime.