Bota Sport

E rrallë, tifozi ndërpret ndeshjen duke bërtitur me flamurin e Palestinës! Ja momenti kur rojet e sigurisë ndërhyjnë…

Nuk kanë qenë të pakta rastet kur edhe nëpërmjet sportit janë shprehur mesazhe politike nëpër stadiume të ndryshme. Disa herë nga vetë lojtarët dhe disa herë nga tribunat e tifozëve me pankarta të ndryshme. Një skenë e papritur dhe e pakëndshme ka ndodhur gjatë ndeshjes finale të tenisit për femra në Australian Open, ku një tifoz ndërpreu ndeshjen për pak kohë. Arina Sabalenka fitoi në finale ndaj Zheng me rezultat 2:0 (6:3 dhe 6:2) dhe kështu vazhdoi dominimin e saj në tenisin për femra. Ajo fitoi një titull të ri Grand Slam pa humbur asnjë set dhe ndeshja do të mbahet mend gjatë edhe për skenën nga seti i dytë.

Kur bjellorusja po nxitonte drejt fitores së titullit kampion në Australian Open, një grup tifozësh vendos të lidheshin me njëri – tjetrin në karriget në të cilat ishin ulur dhe më pas filluan të bërtasin: “Palestina e lirë, Palestinë e lirë”. Ata sollën edhe flamurin palestinez dhe duke qenë se në tenis është rreptësisht e ndaluar të bërtasësh çdo gjë gjatë kohës që po zhvillohet ndeshja. Nga ana tjetër i menjëherëshëm ka qënë reagimi nga rojet e sigurisë duke i nxjerrë jashtë tribunave. Pushimi i shkurtër përfundoi pasi tifozi kryesor me flamur në duar u dëbua dhe ndeshja rifilloi pas kësaj. Sidoqoftë ndërpreja nuk i solli probleme tenisteve, sidomos Sabalenkas, e cila me lojën e saj dominuese tregoi se e meriton plotësisht titullin e turneut.