Celebrities Gossip Showbiz

E veshur me bikini, Nora Istrefi tregon linjat trupore nga pushimet me vajzën dhe motrën e saj!

Nora Istrefi njihet për pamjen e saj gjithmonë shumë seksi. Jo pak herë na befason me ‘look-un’ e saj si në këngë, ashtu edhe në daljet televizive që për hir të së vërtetës nuk i ka të shumta.

Së fundmi Nora na ka treguar me anë të disa postimeve në Instastory se po shijon pushimet me vajzën dhe motrën e saj, Era Istrefin. Nora gjithmonë është veçuar për format e saj të bukura trupore e këtë nuk mund të mos e tregonte edhe këtë herë, ku ka postuar një video e veshur me bikini dhe duke ecur buzë detit.

E ftuar në “Më lër të flas” për herë të parë pas një kohe të gjatë ku divorci i saj me Robert Berishën ishte një ndër lajmet më të diskutuara në showbiz, më në fund këngëtarja rrëfeu gjëra që nuk i dinim.