Celebrities Gossip Showbiz

“E zhgënjyer…” Ronela Hajati rrëfen si është ndjerë gjatë këtij viti!

Ronela Hajati pas përfundimit të eksperiencës së saj në Eurovision ka sjellë në treg mjaft projekte të reja muzikore, si bashkëpunime ashtu edhe këngë solo. Me anë të postimeve të saj në Instagram kemi parë se ka disa kohë që këngëtarja i është përkushtuar punës dhe karrierës.

E artistja sigurohet që të qëndrojë sa më afër ndjekësve të saj dhe me aktivitetin në rrjete sociale dhe postime shpeshherë dhe shumë ‘funny’. Më i fundit në fakt nuk duket të jetë i tillë, pasi Ronela me anë të një Instastory na ka rrëfyer se përgjatë këtij viti ka qenë shumë e zhgënjyer.

“E zhgënjyer, por jo e surprizuar” ka qenë gjendja ime gjatë këtij viti.

Pak ditë më parë, artistja ka publikuar bashkëpunimin e saj më të fundit ‘Shikimet’ me Marselin, këngë e cila numëron mbi 2 milion klikime në platformën YouTube.

Efi Dhedhes mesa duket qenka e preferuara e artistëve për sa i përket pjesëmarrjes në videoklipe e duket se finalisten e ‘BBV’ do ta shohim edhe në projektin e radhës së Ronela Hajatit. Dyshimet për këtë kanë lindur nga një video e postuar nga vetë kjo e fundit.. Na mbetet të presim dhe pak për të zbuluar se çfarë i ka bashkuar dy bukuroshet.