Celebrities Gossip Music Showbiz

Edhe pse kanë rivalitet në skenë, Elvana Gjata është një mbështetëse e bashkëpunimit të Dafina Zeqirit me Yll Limanin!

Dafina Zeqiri dhe Elvana Gjata janë dy ndër emrat më të rëndësishëm të muzikës shqiptare. Dyshja gëzojnë një numër të madh fansash dhe kanë një karrierë të gjatë artistike.

Si Dafina ashtu dhe Elvana kanë korrur suksese të padiskutueshme dhe kanë sjellë tek publiku vetëm hite. Dhe thënë kjo, audienca i ka konsideruar dy vajzat si ‘rivale’ me njëra-tjetrën, secila me arritjet e saj të mëdha.

Së fundmi një postim i Elvanës ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Këngëtarja ka ndarë në Instagram këngën e re të Yll Limanit dhe Dafina Zeqirit, që mban titullin “Kaje”, duke e shoqëruar me dy ikona zemrash.

Të jetë kjo sepse është një mikeshë e ngushtë e Yllit, vetëm apo ta marrim si një shenjë që së shpejti mund të kemi një bashkëpunim nga dy emrat më të dashur për publikun, Elvana dhe Dafina? E sigurtë që do të ishte një ‘bombë’!

22 qershori ishte dita më e rëndësishme për Elvana Gjatën, e cila mbajti koncertin e parë recital në stadiumin Air Albania. Këngëtarja organizoi koncertin “Dekada” që mbledhoi mijëra dashamirës të muzikës së saj në stadium dhe rezultoi një sukses i padiskutueshëm.

Elvana shkriu në skenën gjigante, të ndërtuar në stadium me efekte dhe grafika të veçanta, karrierën e saj 20-vjeçare. Gjatë dy dekadave në tregun muzikor shqiptar, artistja ka marrë dashamirësinë e mijëra njerëzve që i dëgjojnë dhe këndojnë këngët e saj. Për të gjithë ata që e kanë humbur këtë koncert madhështor, “Dekada” do të vijë për të gjithë publikun gjatë sezonit të vjeshtës në ekranin e Top Channel dhe në valët e Top Albania Radios. Mos e humbisni!