Food & Drink Health & Beauty

Edhe ta shijosh edhe të ndiesh neveri në të njëjtën kohë?! Ndaj këtij produkti ushqimor ndodh!

Edhe pse mishi është një pjesë e rëndësishme e dietës suaj, ngrënia e tepërt e tij mund të jetë e dëmshme për shëndetin. Kjo nuk do të thotë që ju duhet të hiqni dorë nga biftekët e shijshëm, por është mirë të informoheni se çfarë mund të bëjë një konsum i tepërt i mishit në trupin tuaj.

Për të jetuar sa më gjatë, duhet të jemi në harmoni me trupin tonë. Për të rritur mirëfunksionin rëndësi kyçe ka vitamina D. Avokado, baktere, zorrë, sëmundje. Mishi është nga ato ushqime që prej shekujsh konsumohet në çdo kulturë. Mund ta gatuani në mënyra nga më të ndryshmet, të pjekur, të zier.

Megjithatë jo gjithnjë është kaq popullor dhe i dashur për t’u konsumuar, ndonjëherë vetëm aroma e tij bën që njerëzit të qëndrojnë larg. Sipas ekspertëve ekziston një reagim të cilin mund ta quajmë “neveria ndaj mishit” që është i përhapur edhe tek mishngrënësit dhe jo vetëm tek vegjetarianët.

Përse ndodh?

Në një studim nga Universiteti i Exter u zbuluar se “neveria ndaj mishit” është më e përhapur se ajo ndaj ushqimeve të tjera. Pjesmarrësve i’u treguan foto të ndryshme të pjatave të mishit të cilat konsumohen çdo ditë dhe i’u kërkua t’i rendisin nga më pak të neveritshmet tek ato që ju ngjallnim më tepër neveri.

Rreth 75% e mishngrënësve dhe më shumë se 20% e vegjetarianëve patën vlerësime negative përsa i përket mishit të treguar në këto foto. Niveli më i ulët i “neverisë ndaj mishit” u shënua tek personat të cilët e konsumojnë pak mishin.

Çfarë thonë ekspertët?

Mbi këto gjetje studiuesit thonë se faktori i “neverisë” ndaj këtij ushqimi kaq popullor lidhet shumë me stilin e jetesës. Sipas ekspertëve ky studim është mjaft i rëndësishëm për të gjithë ata persona të cilët duan të ulin sasinë e konsumimit të mishit. Një mënyrë e mirë mund të jetë reduktimi gradual i mishit dhe konsumimi i tij kur e ndjeni vërtetë të nevojshme.

Ju rikujtojmë, se mishi, salçiçet apo sallamërat e ndryshëm me siguri janë zgjidhja për të shijuar një vakt nga shumë prej jush. Megjithëse janë produkte me bazë mishi dhe janë të pasur me proteina, ekspertët rendisin një sërë efektesh negative që kjo kategori ushqimesh i shkakton trupi.

Më në rrezik janë ata që vuajnë nga tensioni i lartë, ata që vuajnë nga sëmundjet e zemrës apo gratë shtatzëna. Kjo për shkak se këto lloj ushqimesh përmbajnë konservues, kripë dhe zakonisht shoqërohen me ushqime të tjera të kripura gjë që çon në tejkalimin e sasive të shëndetshme të këtyre përbërësve.