Celebrities Showbiz

Einxhel ‘hap zemrën’ dhe rrëfen pse nuk u kthye në shtëpi pas incidentit të ndodhur!

Pas një incidenti të ndodhur në shtëpinë e “Big Brother VIP”, moderatorja Einxhel Shkira ka përjetuar një moment aspak të këndshëm. Teksa ishte duke luajtuar me banorët, Einxhel është rrëzuar dhe ka vrarë krahun. Më pas ajo u dëgjua teksa bërtiste dhe thoshte se e ka thyer.

Ajo iu nënshtrua një ndërhyrje ndërsa edhe spektaklin e të premtes e ndoqi nga dhoma e spitalit. Por pas zhvillimeve, produksioni ka njoftuar përmes faqes në rrjetin social Instagram se vendimi është marrë pas konsultimit me stafin mjekësor dhe është vendosur që Einxhel do të kthehet në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Që me hyrjen e saj sërish në shtëpi, të gjithë banorët janë përkujdesur për të. Teksa ishte duke biseduar me Beniadën dhe Monikën tek suita, Einxhel ka treguar se pse vendosi që të kthehej sërish brenda dhe të mos shkonte në shtëpi. Ajo ka treguar ndër të tjera se nuk donte që të rëndonte familjarët e saj.

Ata këtej kujdesen për mamin, këtej do kujdeseshin për mua. Një e kanë që nuk ecën nga këmba, do më kishin dhe mua që mezi ecja nga krahu. Nuk mund t’i torturoja njerëzit se i bie që produksioni të më rrinte gjithë kohës në spital. Në spital nuk kisha qejf të rrija, në shtëpi, kujt t’i shkoja në shtëpi? Nuk i kanë kushtet për të mbajtur një të sëmurë se e kanë një.

Teksa bisedonte me Arjolën, moderatorja e njohur është shprehur se ka dëshirë që të dijë se çfarë mendon babai i saj për Dagz-in, me të cilin krijoi një lidhje brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Kujtojmë se Einxhel e ka takuar babanë e saj teksa ishte në spital, e ky moment u shfaq gjatë prime-t të kaluar.

Ndërkohë aktorja e njohur iu drejtua duke i thënë se vetëm gjëra të mira mund të mendojë për të. Madje ajo ngriti një hipotezë se ata do të mund të jenë takuar jashtë kur Dagz-i ka dalë. Por Einxhel nuk e beson një gjë të tillë.