Showbiz

Ekskluzive/ Eno Popi zbulon detaje nga “Dilema Sociale”

Ditën e kaluar Top Albania Radio njoftoi rikthimin e Eno Pop-it tek ‘rrënjët’. Me anë të promos së emisionit të tij më të ri radiofonik, “Dilema Sociale” të gjithë mësuan se folësi shumë i dashur i publikut do të vijë sërish pranë mikrofonit të radios.

Pak orë pas publikimit të promos të gjithë po pyesnin, për çfarë bën fjalë “Dilema Sociale” dhe çfarë çështjesh do të diskutojë e trajtojë Eno gjatë episodeve të emisionit të tij?!

Në një intervistë ekskluzive për “Live From Tirana” këtë mëngjes, Eno Popi i dha përgjigje këtyre pyetjeve. “Do të jetë një program që ka në fokus pjesën më të mirë të zhvillimeve sociale, çështjet që na prekin ne çdo ditë, marrëdhëniet me njëri-tjetrin, marrëdhëniet me rrjetet sociale, kohën që i kushtojmë familjes, shoqërisë dhe sa të hapur jemi ndaj zhvillimeve urbane që na prekin” -tha ai.

Pas eksperiencave të tij në emisione si “Radio Magazine”, “Wake Up” dhe “Live From Tirana”, Eno ndjeu nevojën për të ardhur ndryshe me një program radiofonik që i thërret më shumë analizës.

Edhe pak na ndan “Dilema Sociale” dhe Eno na premton se do të na lërë të presim shumë pak ditë.