Celebrities Lancio Live From Tirana Music

Ekskluzive/ Stresi zbulon hitin më të madh të karrierës së tij, dedikuar Kejsit

Stresi na ktheu pas në kohë në një intervistë të veçantë rreth karrierës së tij muzikore ku na zbuloi detaje nga hitet që e kanë bërë të famshëm. Një ndër të parat këngë ikonë të tij, është edhe “Love Story” që tregon për një periudhë të jetës ku ai ka qenë një djalë disi i lëvizshëm. I pyetur nëse kjo këngë i dedikohet partneres së tij Kejsi, ai me plot gojë tha “Po”, pasi me bukuroshen ka një histori dashurie 6-vjeçare.

“Kjo këngë ka qenë për adoleshencën e lëvizshme pa u martuar me të shtrenjtën time Kejsin. Unë dhe ajo kemi një marrëdhënie shumë të sinqertë. Kejsi ndryshon nga të gjitha vajzat e tjera pasi është një femër shtëpie, e ka mendjen tek shtëpia dhe mua më përkushtohet 200%.” -tha reperi duke shtuar se asnjë vajzë tjetër nuk mund ta zëvendësojë njeriun e tij të zemrës.

Stresi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed, tha se në albumin e ri ka edhe një projekt muzikor shumë të veçantë që ja dedikon Kejsit duke theksuar kjo këngë do të jetë hiti më i madh i karrierës së tij.