Celebrities

Ekskluzivisht për TAR/Bieta Sulo tregon se çfarë adhuron më së shumti Alban Dudushi tek ajo dhe jo vetëm!

Programi traditë i ditës së fundit të vitit rikthehet edhe këtë herë dhe ndoshta ky është një nga momentet më të shumëpritura për të gjithë ju. E si mund të mbyllet ndryshe ky vit, përveç se nën tingujt e muzikës më të mirë të 2023. Surprizat nga artistët nuk mungojnë as në 2023, si në skenën kombëtare ashtu edhe në atë ndërkombëtare ndaj maratona e 100 këngëve më të mira të vitit do të jetë shpërthyese.

Le të kalojmë së bashku rreth 8 orë maratonë, në shoqërinë e atyre që ju kanë bërë shoqëri gjithë vitin. Shoqëroni orët e fundit të një viti ‘të vjetër’ i cili i lë vendin një tjetri të cilin le të shpresojmë të jetë edhe më i mirë se ky që po lëmë pas. Në një lidhje telefonike ishte moderatorja e njohur Bieta Sulo.

Si do e gjejë sonte Bietën darka e 31 dhjetorit?

Do të jem me familjen time dhe të Albanit kështu që çfarë ma ka zënë syri shpresoj të ma ketë qarë dora.(qesh) Albani po merret me marinimin e pulave, i kemi shpërndarë punët në të gjithë familjen. Të gjithë do të sjellin nga një gjë që kanë gatuar në shtëpinë e tyre. 

Çfarë adhuron më së shumti Albani tek Bieta?

Ai më thotë që ta dua mendjen. E ke si femër që do të thotë sa më pjellore, pra në këtë aspekt. 

Si ka qenë ky vit për moderatoren?

Nuk ka një aspekt që do e veçoja, ka qenë në çdo aspekt në rritje nga çdo pikëpamje. Ka pasur shumë udhëtime. Një vit shumë i mirë por jo më ndonjë kulmim. Unë kënaqem edhe me kaq. 

A ka qëllim Bieta të bëhet nënë për herë të dytë në vitin 2024?

Kroi do një vëlla se motrën e ka. Një vajzë do të kisha dëshira, të provoja ndjesinë e një nënë vajze por Kroi do një vëlla. Kam pasur prioritet emisionin dhe nuk kam menduar shumë për zgjerimin e familjes.