Celebrities Gossip Showbiz

“Një ‘kafshë televizive’…”, Bieta Sulo tregon kontributit të saj prej 19 vitesh në media!

Autorja dhe moderatorja e emisionit “Ftesë në 5” Bieta Sulo, ka rrëfyer në emisionin “Në Shtëpinë Tonë” marrëdhënien e veçantë dhe të ngushtë me Xhoelin, vajzën e partnerit të tij prej vitesh Alban Dudushi.

Moderatorja në këtë rrëfim të sinqertë në ditën e Krishtlindjes, tregoi dhe si u gjend në ekran falë kontributit të saj prej 19 vitesh në media.

Kam punuar 19 vite në Top Channel. Nuk i kam kërkuar gjërat, kanë ardhur krejt natyrshëm. Unë nuk e përkufizoj veten një ‘kafshë televizive’, hyra rastësisht në televizion sepse kërkoja një punë ndërsa isha vetëm 20 vjeç dhe kërkoja një pavarësi financiare. Më përfshiu patjetër televizioni, por pjesa e prapaskenës dhe për të dalë në ekran kam qenë dhe jam turpalaqe

Bieta, partnerja e Alban Dudushit, ka rrëfyer dhe raportin e parë në punë me Dudushin në Top Channel.

Më është ngrënë muhabeti që në fillim, që në ato emisionet e para që unë isha në provë në Top Show dhe ideja që kur ke kimi dhe të interferojnë njëlloj valët e komunikimit me njëri-tjetrin. Albani nuk është një shef i egër

Bieta ka treguar njohjen e saj të parë me vajzën e Albanit, ndërsa ka theksuar faktin se pse asnjëherë nuk është përpjekur që në këtë raport shume të ngushtë, t’i zëvendësojë asaj rolin e mamasë.