Celebrities Gossip Showbiz

Bieta Sulo emocionon me fjalët për vajzën e Albanit në ditën e rëndësishme për të!

Bieta Sulo dhe Alban Dudushi janë një nga ato çifte që përveç dashurisë së tyre për njëri-tjetrin, ndajnë dhe dashurinë e përbashkët për ekranin. Çifti kanë një djalë së bashku dhe bukuroshja gjithashtu ka një marrëdhënie shumë të mirë edhe me vajzën nga martesa e mëparshme e gazetarit.

Shpesh Bieta e ka konsideruar atë madje si shoqen e saj dhe teksa ditën e sotme, vogëlushja e Albanit (që nuk është më dhe aq e vogël) ka festën e saj të maturës pas përfundimit të gjimnazit, prezantuesja ka postuar disa foto ku shfaqet Albani ku mban Kroin dhe në krah ka vajzën e tij të veshur si një zonjushë e vërtetë dhe krahas i ka dedikuar fjalët më bukura! Në karuselin e fotografive janë dhe disa kujtime të tjera familjare.

Të jemi të lumtur, për këtë përpiqemi çdo ditë. Por janë momente të veçanta në jetë kur e kupton. E fotografuar, kjo është pamja e saj për mua sot. Gati për në mbrëmjen e maturës (është ajo mosha 18 vjeç që mezi e ke pritur, se pas saj do të bëhet hatajaaaaa.) E kam njohur më të vogël se Kroin sot dhe ja ku jemi: vitet kanë fluturuar, ne jemi 4, 4 shokë në dy skuadra, 2 shoqet e ngushta përballë skuadrës së çunave.

Në një intervistë për “Ëndërrtjerrësit”, Bieta dhe Albani folur më tepër rreth jetës së tyre personale. Gjatë bisedës, dyshja tregoi rreth nisjes së historisë së dashurisë, detajet rreth lidhjes të cilën e kanë mbajtur shumë private ndër vite.

Bieta tregoi se ka qenë Albani ai i cili i shprehur dashurinë teksa ndodheshin bashkë duke iu afruar dhe duke i thënë: “Më merr shumë malli për ty“. Moderatorja e përshkroi si një moment shumë të sikletshëm teksa Albani tregoi se e mori në telefon dhe i tha se fjalë e thënë i kishte me të vërtetë. Javë më vonë Bieta tregoi se ndodhi puthja e parë mes tyre, po në makinë, në një ditë me shi.