Art & Kulturë Design

Ekspozita më e veçantë që keni parë ndonjëherë hap dyert për vizitorët në New York!

Nga piktura me kërpudha deri te një plazh me ëmbëlsira janë të gjitha gjërat në miniaturë që mund të shihen në ekspozitën, “Small is beautiful”, e cila hapi dyert për vizitorët në Nju Jork.

Kjo është ekspozita më e madhe ndërkombëtare e dedikuar tërësisht artit në miniaturë, sipas Fever, kompania e platformës së zbulimit të argëtimit të drejtpërdrejtë që drejton eventin.

Në ekspozitë janë 130 plus pjesë të veprave të artit në miniaturë nga 32 artistë në mbarë botën. Ekspozita u prit mirë jashtë shtetit, me më shumë se 150,000 vizitorë në Paris dhe Londër. “Small is Beautiful” fillimisht u krijua përmes rrjeteve sociale, por Kohn këmbëngul se është më mirë t’i shihni veprat personalisht. Për më tepër njerëzve u ofrohen size zmadhuese dhe mikroskopë për të parë këtë botë të vogël.

Ashtu si në ekspozitat e mëparshme, artistët shfaqën miniatura të ndryshme në forma të ndryshme arti të tilla si skulptura, ushqimi, madje edhe samurai origami. Kjo ekspozitë e ‘vogël’ do të zgjasë deri në fund të gushtit të këtij viti.

Rikujtojmë, se një pikturë e realizuar nga Edvard Munch-i, që i mbijetoi Luftës së Dytë Botërore, e fshehur në një hambar nga nazistët, së bashku me një version të “The Scream”, është shitur për 20 milionë dollarë. Piktura “Dance on the Beach”, gati 4 metra, i përkiste norvegjezit Thomas Olsen, i cili e kishte vendosur atë në anijen që lundronte nga Oslo në Newcastle.