Aktualitet Bota

Ekzekutohet në Belgjikë Bledar Muça/ Lidhja që kishte me fisin Çapja dhe si i shpëtoi “masakrës” së Elbasanit

Bledar Muça, një 39-vjeçar shqiptar është ekzekutuar me breshëri plumbash mbrëmjen e kaluar në Belgjikë.

Mediat vendase shkruajnë se Muça, krahu i djathtë i Florenc Çapjas, u ekzekutua teksa udhëtonte në një autostradë, pak pas orës 23:00 në Baron Van Ertbornstraat.

Pak kohë më parë Muça dhe Florenc Çapja i shpëtuan një atentati në Elbasan.

Konkretisht mediat belge e identifikojnë Muçën si britanik, pasi ai lëvizte me identitet tjetër në këtë vend. Ai ka qenë duke parkuar makinën e tij pranë shtëpisë, kur dy persona që po e prisnin e kanë qëlluar me breshëri plumbash.

Si pasojë e plagëve të marra, 39-vjeçari shqiptar ka ndërruar jetë në vend.

Sipas autoriteteve të Antwerpen, atentatorët rezulton të jenë larguar me makinë pas krimit që kanë kryer, dhe nuk dihet më asgjë për ta. Pamjet filmike të kamerave të sigurisë janë sekuestruar dhe pritet që të zbardhen më tepër detaje mbi ngjarjen.