Celebrities Gossip Showbiz

Elgit Doda konfirmon bashkëpunimin me dy artistët e njohur!

Elgit Doda është një nga producentët më të mirë në vendin tonë dhe këngët që ai prodhon shpesh bëhen hite. Jo vetëm si producent, por Elgiti gjithashtu vjen dhe si këngëtar me projekte të reja muzikore mjaft shpesh. Së fundmi këngëtari ka lajmëruar një këngë të re që do të vijë së shpejti në bashkëpunim me dy artistë shumë të njohur.

Bëhet fjalë pikërisht për Elhaida Danin dhe Alban Kondin. Këtë gjë e bëri me dije vetë Elgiti me anë të një postimi në Instagram.

20 shtator @elhaidadani93@kondialban #kledibahiti

Producenti gjithashtu ka treguar se kënga do të vijë në 20 shtator për t’u dëgjuar nga publiku.

Klea Huta dhe Elgit Doda janë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar dhe vitin që lamë pas u bënë prindër për herë të parë të vogëlushit Krid.

Alban Skënderaj dhe Elgit Doda publikuan projektin e tyre të ri muzikor, “Parajsa Ime 2 (Billionaire)”, një këngë që padyshim mund të cilësohet si një superhit i kësaj vere që u dëgjua kudo. Projekti muzikor ka dy muaj që është publikuar dhe ka afro 7 milion klikime.