Politikë

EMRI/Pas Panaritit, një tjetër këshilltar jep dorëheqjen nga presidenca

Një ditë pas largimit të Ilir Metës nga presidenca, kanë ardhur dhe dorëheqjet e para nga institucioni i Presidentit, i cili tashmë do të drejtohet për 5 vitet e ardhshme nga Bajram Begaj.

Pas dorëheqjes së Drejtorit të Edmond Panaritit si Drejtor i Kabinetit të Presidentit, i cili u zëvendësua në këtë pozicion nga Eduard Seitaj, ka dhënë dorëheqjen edhe këshilltari i Presidentit, Ylli Asllani.

Përmes një letër drejtuar kreut të ri të shtetit, Asllani ka paraqitur dorëheqjen e tij.

“Sot në ditën tuaj të parë në detyrë dua t’ju paraqes dorëheqjen time nga posti i Këshilltarit të Presidentit për Qeverisjen Vendore. Kjo dorëheqje nuk ka të bëjë me respektin personal ndaj jush por reflekton formimin dhe standardin tim rreth marrëdhënieve institucionale në rrethana dhe kushte të reja. Suksese. Me respekt Ylli Asllani”, thuhet në dokumentin dërguar presidentit të ri Bajram Begajt.

Dokumenti i dorëheqjes: