Showbiz

Enca provokon përsëri me format e saj

Enca ka parlajmëruar se shpejti do të publikojë projektin e saj më të ri muzikor të titulluar “Dreq”.

Teksa ndodhet në xhirimet e videoklipit, Enca ka kënaqur ndjekësit e saj me një postim tepër provokues në rrjetin social “Instagram”.

Këngëtarja ka publikuar një foto ku shihet gjoksi i saj i bollshëm, bashkangjitur së cilës shkruan: “Duke punuar për videoklipin e “Dreq”. Këmbët e mia janë shumë të dëmtuara dhe po plas vape. Kjo është arsyeja pse unë nuk kam veshur bluzë”.