Showbiz

Enca zbulon për herë të parë detaje nga festa ‘e çmendur’ e ditëlindjes

Pak ditë më parë ‘King Enca’ ka festuar ditëlindjen e sa të 25-të dhe festa që organizoi u komentua shumë nga ndjekësit e saj.

Këngëtarja shumë e dashur e publikut zbuloi sot në Live From Tirana, ku ishte e ftuar nëpërmjet një lidhjeje telefonike, se festa e ditëlindjes së saj doli jasht parashikimeve.

Nëse keni bërë një vizitë në profilin e saj të Instagram-it me siguri keni parë detaje të shumta të festës së saj, që nga torta që ishte si skulpturë e artistes tek zbukurimet me urime le të themi pikante, kërcimet deri në orët e vona të natës, xixa, fishekzjarre e të tjera.

Enca rrëfeu se ditëlindja e saj në fakt zgjati 3 ditë rresht dhe megjithëse duket disi e lodhshme apo pak e tepruar, ajo dhe miqtë e saj kanë shijuar çdo moment.

Por, Enca nuk është vetëm shpirti i festës apo një #partyanimal. Ajo gjatë periudhës së karantinës e deri tani ka punuar fort në studio për të sjellë projekte të reja për fansat e saj.

Këngëtarja rrëfeu se deri tani, ka mbi 50 demo që i ka punuar me shumë kujdes nga të cilat do të bëjë një përgjedhje të mirë menduar për t’i shndërruar në projekte muzikore.

Intervistën e plotë të saj në Top Albania Radio mund ta dëgjoni në kanalin tonë zyrtar të YouTube.