Showbiz

Enrique Iglesias shkëmben puthje pasionante me fansen në skenë

Kjo ishte një ndër momentet më të sikletshme të performancave live të tij kjo vetëm falë një fanseje të zjarrtë e cila nuk pranonte të largohej nga skena.

Gjatë koncertit të tij në Kiev një adoleshente u ngjit në vrullë në skenë për të takuar idhullin e saj Enrique Iglesias dhe menjëherë sapo i është afruar i ka dhuruar atij një puthje të gjatë pasionante në buzë.

E lumtur nga ky takim fansja më pas i kërkoi këngëtarit një ‘selfie’ më pas e ka puthur sërish atë. Pasi refuzoi të largohej nga skena ku Enrique po performonte ajo më pas nxorri nga çanta një poster të tij duke i kërkuar ta firmoste.

Pasi i’u plotësua edhe kjo dëshirë ajo e puthi edhe një herë tjetër 43-vjeçarin më pas u bashkua me turmën e cila po brohoriste nga ndërprerja e performancës.

Për Iglesias ky moment ka qenë vërtetë i sikletshëm pasi ai jo vetëm që nuk dëshironte të puthej me fansen por kujtojmë se ai është në një lidhje dashurie që nga viti 2001 me Anna Kurnikova-n.